9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Bullgaria nuk ngutet, derisa Maqedonia nuk negocion për identitetin dhe gjuhën

Bullgaria edhe më tej qëndron në pozitat e saja se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar para vitit 1944. Maqedonia e Veriut gjithashtu qëndron në pozitat e saja se nuk negocion fare për identitet. Për këto çështje, sipas autoriteteve maqedonase, nuk ka kompromis.

Derisa ministri për punë të jashtme Bujar Osmani e pret përgjigjen nga Sofja për “nonpaper”in që e dërgoi përfaqësuesi special i Maqedonisë Vllado Buçkovski, nga politikanët bullgar arrijnë mesazhe të njejta lidhur me identitetin maqedonas – se kombi është krijuar në mënyrë artificiale në vitin 1944.

Por edhe përskaj këtyre mesazheve, pala maqedonase çdo ditë pohon se për identitetin nuk bisedohet me Sofjen. Shefi i diplomacisë Osmani nuk fshehë se temat e lidhura me gjuhën dhe kombin janë në tavolinë, por për këtë autoritetet nuk negociojnë dhe nuk ka kompromis.

“Nuk bisedohet, nuk pranohen kompromise për këto çështje, ndërsa temat janë në tavolinë. E vërtetë, tema është në tavolinë, FRONTEKS nuk nënshkruhet me vite, me të gjitha implikimet e sigurisë, korniza negociuese nuk u miratua përshkak gjuhës. Kështu që ka tjetër kontekst – kjo nuk negociohet, nuk është kjo lëndë e kompromisit”, thotë Osmani në intervistë për REL.

Përndryshe edhe Bullgaria qëndron në pozitat e saja para BE-së se kombi maqedonas është shpikur nga Josip Broz Tito ndërsa gjuha maqedonase është normë e gjuhës bullgare.

Ndërkohë pasi eurointegrimet e vendit u bllokuan nga Bullgaria gjatë kryesimit gjerman me BE-në, bisedimet mes dy vendeve pritet të vazhdojnë, por jo me ndonjë hapërim të madh përshkak zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të marsit tek shteti fqinj.

Tani kryesimin e BE-së e ka në dorë Portugalia. Nga atje vijnë sinjale se nuk do të nguten për zgjerim pasi duhet të gjendet së pari zgjidhje mes dy palëve, gjegjësisht mes RMV-së dhe Bullgarisë. Sipas Portugalisë, Bullgaria nuk duhet të fajësohet në këtë rast sepse ata e duan zgjerimin e BE-së dhe inkuadrimin e Ballkanit perëndimor në BE.//Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com