9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Bullgaria mbështet procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

Ambasadori Raytchevski e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Bullgarisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nënvizoi se “marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera, janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit”.

“Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19. Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur, e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria beson se mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo./ATSH

Related posts

Buxheti për 2022/ Ministrja e Financave: Do të ketë rritje pagash e pensionesh dhe bonus për pensionistët

Admin

PS kërkon të zgjaten afatet e vettingut deri në 2 vite, ende asnjë reagim nga opozita

Admin

Tiranë, vetëvritet 60-vjeçari pranë banesës së tij

Admin

Rama publikon video-n: Vijon pa pushim puna për restaurimin dhe sistemimin e muzeve të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër

Admin

Afganët në Shqipëri, 174 shtetas të tjerë zhvendosen në Shëngjin

Admin

Detaje rreth vdekjes së katër shtetasve rus në një hotel në Shqipëri

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com