15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Bullgaria dënon djegien e flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar në një karnaval që është mbajtur të mërkurën në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë defiluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë, ndërsa disa të tjerë kanë mbajtur në duar rrënjë pemësh, duke ironizuar me pretendimet bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë “rrënjë bullgare.”

“Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t’i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një notë të mprehtë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ministria e Jashtme në Shkup nuk ka shpalosur përmbajtjen e letrës verbale, por në një komunikatë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar.

“Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet nga aktivitete që përçmojnë ose ofendojnë kombet, shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. Ne e dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në karnevalin në Vevçani – një akt i cili jo vetëm që dëmton reputacionin e karnavalit këtu, por dëmton edhe reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.

Akti është dënuar edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë, gjatë karnavalit në Vevçani, është e papranueshme dhe e dënueshme. Mes fqinjëve ka nevojë të ndërtohet besim, mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë”, thuhet në reagimin e presidentit Stevo Pendarovski.

Incidenti në karnavalin e Vevçanit vjen në kohën e tensioneve mes dy vendeve, pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i ka vendosur veto nisjes në bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com