5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Buçkovski: Në koalicionin qeveritar ka parti për histori të përbashkët me Bullgarinë dhe tjetër kundër saj

Nëse vlerësojmë pas takimit të djeshëm që e kishte kryetari Radev me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë, duke referuar në atë se në Maqedoni ata të cilët janë të deklaruar si bullgarë kanë pasur probleme me pushtetin dhe ishin të ekspozuar ndaj presioneve, gjatë së cilës janë shfrytëzuar letra nga organizata joqeveritare, flet se ekziston mundësia që çështja rreth marrëdhënieve Maqedoni dhe Bullgari të jenë pjesë e fushatës zgjedhore. Por, nuk besoj se intensiteti do të jetë i atillë që të jetë një temë mbizotëruese. Në këtë fazë në të cilën gjendemi, Maqedonia është aduti kryesor të cilin e shfrytëzon edhe pushteti edhe opozita, duke na bindur neve se pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare më 4 prill do të jetë politikë konstante e cilës do qeveri bullgare, deklaroi për “Utrinski Brifing” Vllado Buçkovski, përfaqësues special i Qeverisë për Bullgarinë, transmeton Zhurnal.mk.

“Ne po mundohemi që në komunikimin e përditshëm që e kemi me përfaqësuesit e MPJ-së bullgare, dhe në bazë ditore të demantojmë një pjesë nga pretendimet që arrijnë deri te MPJ bullgare për problemet eventuale që i kanë bullgarët në Maqedoni dhe gjithë ajo jep përshtypjen se ka probleme në vazhdimësi. Ka një tendencë të vazhdueshme që një pjesë e bashkëqytetarëve tanë të cilët janë deklaruar si Bullgarë të shprehin pakënaqësi nga trajtimi të cilin e kanë. Veçanërisht në këto muaj pas bllokadës së integrimeve tona në EU. Por, mendoj se kuptojnë se kjo nuk është atmosfera mbizotëruese tek ne. Problemet definitivisht janë në besimin e humbur. Ne jemi të sinqertë në qëllimet që ta respektojmë marrëveshjen nga 1 gushti 2017. Mundohemi me disa veprime ta kthejmë besimin. Tani jemi në fazë, masat për ndërtimin e besimit t’i zbatojmë në vepër. Dje u firmos marrëveshja ndërmjet Telekomit Maqedonas dhe Televizionit Kombëtar Bullgar. Shpresoj se nesër do të jetë i pranishëm Televizioni Kombëtar Bullgar dhe do të jetë mirë edhe opinioni më i gjerë maqedonas të njoftohet me politikat e figurave kryesore politike në Bullgari, thotë Buçkovski.

Ai përkujtoi qëndrimin e kryeministrit se plani i Lupço Georgievskit nuk është pjesë e strategjisë maqedonase.

“Konfirmimi ka arritur edhe nga pala bullgare. Ne arritëm ta mbajmë klimën, të kemi komunikim të vazhdueshëm e të rregullt. Për planin e veprimit ne jemi 99% në pajtueshmëri. Nëse Komisionet i harmonizojnë procesverbalet nga takimi i 11-të dhe raporti vjetor, ajo do të na jep mundësi të kemi konferencë ndërqeveritare. Ajo është e rëndësishme për vërtetim të asaj që ne e bëjmë. Më 10 mars në Sofje do të firmoset marrëveshje ndërmjet RTM dhe TKB për bashkëpunim, i cili mendoj se do të jetë një hap serioz përpara. Në datën 17 vjen drejtori i Agjencisë bullgare telegrafike, ashtu që në pjesën e mediave kjo do të jetë hap serioz përpara në një pjesë ku flasim se mediat janë mjeti kyç në krijimin e atmosferës miqësore, thotë Buçkovski.

“Këto nuk janë qëndrime të reja të Georgievskit. Ato meritojnë vëmendje dhe diskutim të argumentuar. Neve na duhet përgatitje e opinionit vendas për temat që do të imponohen në periudhën e ardhshme, ndërsa ato janë temat për histori të përbashkët. Ne edhe në koalicionin qeveritar kemi partner të koalicionit, i cili do ta favorizojë temën për histori të përbashkët, kemi partner të koalicionit, Pavle Trajanov, i cili thotë se nuk kemi histori të përbashkët, ashtu që ndërhyrja e kryeministrit të Qeverisë është në këto rrethana, kur në opinion kemi atmosferë të gjuhës së urrejtjes, përçmim i Gerogievskit pa argumente serioze, të kemi debat serioz, edhe pse mendoj se në këtë moment ky debat duhet të zhvillohet me paraqitjen e argumenteve. Përvoja ima në tre muajt e kaluar tregon se kemi pozicion të qartë si kristali të gjuhës maqedonase dhe identitetit, përkatësisht realitetit. Pranimi i realitetit se ekzistojnë popuj të ndryshëm që flasin gjuhë të ndryshme. Nga ana tjetër është insistimi i palës bullgare se duhet të ballafaqohemi me historinë e përbashkët, e jo vetëm të përsërisim se kemi histori të përbashkët. Çfarë është ajo nga historia e përbashkët në pajtueshmëri me marrëveshjen, cilat janë ato ngjarje e personalitete që vërtetojnë se në të kaluarën kemi pasur momente të përbashkëta, të cilat duhet të jenë në të ardhmen tonë të përbashkët. Një është qëndrimi i Georgievskit, tjetër është të themi qëndrimi i KOM, e cila në nëntorin e vitit 2017 duke u thirrur në historinë e përbashkët kishtare kërkoi KOB të jetë kisha nënë, thotë Buçkovski. /

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com