15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Uncategorized

Brenda shtëpisë 100 milionë dollarëshe të Pierce Brosnan në Malibu

Ylli i Bond posedon shtëpi 100 milionë dollarëshe në Malibu, frymëzuar nga “Tomorrow Never Dies”, ndërsa po e shet atë për t’u zhvendosur në Hawaii.

Ylli i James Bond, Pierce Brosnan po shet shtëpinë e tij luksoze në plazhin e Malibusë, për një shumë të madhe prej 100 milionë dollarë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Rezidenca e frymëzuar nga “Tomorrow Never Dies” do ta bëjë aktorin të fitojë shumë nëse e shet atë me çmimin e ofruar.Pierce, 67 vjeç, ndërtoi Orchid House më 2010 pasi bleu dy toka të ndara për pak më pak se 7.5 milionë dollarë në vitin 2000.

Shtëpia inovative eko-miqësore me nëntë dhoma gjumi krijon aq shumë energji sa që mund të furnizojë me energji ndërtesën kryesore, pishinën e jashtme dhe konakun dy katësh.

Kur dizajnoi shtëpinë, ylli u sigurua që të instalojë panele diellore, drita për kursimin e energjisë dhe një sistem uji me rrjedhje të ulët për të zvogëluar dëmtimin.

Dizajni i saj në stilin Tailandez përmban shumë trarë druri, linja të pastra dhe një pishinë tropikale dhe është i ndikuar nga filmi Bond i Pierce i 1997, një pjesë e të cilit u filmua në Azinë Juglindore.

 Ai më parë tha për ndërtesat atje: “Ne u dashuruam me arkitekturën”.

Ylli i Mrs. Doubtfire dhe gruaja e tij Keely, 56, tashmë janë shpërngulur dhe po jetojnë në Hawaii ku ishin fotografuar në plazh në fillim të këtij viti.

Shtëpia e tyre e dikurshme në plazh është vendi i përsosur për një pronar të ri për të argëtuar mysafirët në oborrin e saj të gjerë dhe zonat e zbukuruara me pamje nga oqeani.

Ato gjithashtu mund të përdoren si sfonde të qeta për seanca relaksuese të yogas dhe meditimit.

Prona, e cila ka me orendi të nivelit të lartë, është e listuar me Christopher Cortazzo i cili e quan atë një blerje “një herë në jetë”.

4,000 metra katrorë të saj kanë shumë karakteristika të pastra, duke përfshirë një teatër filmi me 20 persona, një palestër, spa, studio arti, dy bare dhe një njësi vere të kontrolluar nga temperatura. 

Related posts

Carovska: Modeli mësimor që e zgjodhëm po jep rezultate

Admin

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase, as nga ardhmëria evropiane

Admin

Ndjehet tërmet në Tetovë dhe Gostivar

Admin

Бред Пит сака Џилијан Арменанте да сведочи на судењето за старателство

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More