15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Bregu: Ballkani Perëndimor një hap më afër roamingut më të lirë edhe me BE-në

Regjimi i roamingut vendas i Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku 2021 nënkupton një hap më afër uljes së çmimeve të roamingut në BE_në, ka dekoruara sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu në takimin e Grupit të punës për roamingun për Ballkanin Perëndimor.

“Prej gati dy vitesh që kur hyri në fuqi marrëveshja për uljen e tarifave të lundrimit në internet dhe të telefonisë mes nesh në rajon, ajo që paguajmë secili prej nesh kushton 80-90 për qind më pak. Më 1 korrik 2021 tarifa e roamingut në Ballkan do te jetë zero. Por të ndërgjegjshëm se 80 për qind e trafikut në roaming, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por me 1 korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE-në. Sa ndikon kjo ne xhepin e gjithsecilit? Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë 4 herë me shume se një qytetar në BE!”, ka thënë Bregu.

Dejvid Ringrouz, drejtues i Departamentit në Drejtorinë e përgjithshme për rrjete komunikuese, përmbajtje dhe teknologji ka thënë se bashkëpunimi rajonal është mënyra e duhur të arrihen rezultatet për qytetarët nga Ballkani Perëndimor, ndërsa implementimi i plotë i Marrëveshjes për uljen e çmimeve të roamingut në rajon është hap i parë drejt uljes së çmimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Aleksandra Sgobit, udhëheqës i Departamentit në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, duhet ta ruajmë këtë moment pozitiv dhe sukseset e Këshillit për bashkëpunim rajonal, pasi ulja e çmimeve të roamingut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është diçka që rajonin do ta afrojë deri te tregu i vetëm i Unionit.

Këshilli për bashkëpunim rajonal, theksohet në kumtesë do të ndihmojë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse në mbarë procesin e përgatitjes drejt uljes së çmimeve të roamingut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimin e konsultimeve rajonale me gjithë aktorët relevant.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com