2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Brazili me rekord me viktimash, Bolsonaro akuzohet për budallallëk

Gjendja me pandeminë në Brazil është duke eskaluar. Të mërkurën, shteti më i madh i Amerikës Jugore shënoi rekord të viktimave të Covid-19 për një ditë – 2.286. Disa ditë më parë, presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, bëri thirrje që të ndalen rënkimet.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Brazil shkoi në 268.370. Kjo është shifra e dytë më e lartë në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët paralajmëruan se shkalla e përhapjes është përkeqësuar nga variantet që janë më ngjitëse se varianti fillestar i virusit. Një variant i ri është paraqitur pikërisht në Brazil, ndërsa dy të tjera në Britaninë e Madhe dhe Afrikën Jugore.

Të mërkurën, ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, e akuzoi presidentin e tanishëm, Jair Bolsonaro, për “vendimet budallaqe” që ka marrë gjatë pandemisë.

Bolsonaro vazhdimisht është munduar ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga pandemia, duke kundërshtuar masat kufizuese dhe duke bërë thirrje që t’i jepet prioritet ekonomisë.

Javën e kaluar, ai bëri një deklaratë të çuditshme, duke pyetur se edhe sa gjatë do të qajnë njerëzit për pandeminë dhe edhe sa do të qëndrojnë në shtëpi e të mbyllin gjithçka.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com