15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Brazili i goditur rëndë, filloi vaksinimin kundër koronavirusit

Brazili, vend i goditur rëndë nga koronavirusi, nisi vaksinimin, fillimisht të stafit mjekësor. Monica Calazans, infermiere 54-vjeçare në San Paulo, u bë personi i parë që mori vaksinën kineze Sinovac.

Rregullatori shëndetësor në këtë vend, Anvisa, i ka dhënë dritën e gjelbër edhe vaksinës Oxford-AstraZeneca, shkruan REL.

Me mbi 8.4 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë.

Brazili ka edhe numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së: mbi 209,000.

Autoritetet raportuan 551 viktima të dielën – hera e parë në gjashtë ditë që kjo shifër nuk ka arritur në 1,000.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka minimizuar pandeminë nga fillimi, po përballet me kritika në rritje për trajtimin e sëmundjes.

Disa protesta anti-qeveritare janë mbajtur javën e kaluar.

Si kundërshtar i masave të izolimit, ai ka fajësuar guvernatorët e shteteve dhe kryetarët e bashkive për krizën, duke thënë se qeveria federale i ka siguruar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar virusin.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com