13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi

BQE: Rritja e numrit të investimeve të rrezikshme kërcënohet për ta shkatërruar stabilitetin e eurozonës

Shkup, 18 nëntor – Rritja e çmimeve të patundshmërive dhe tregjeve financiare, marrja e rreziqeve investuese dhe rritja e numrit të huave kërcënohen për ta minuar stabilitetin në eurozonë, paralajmëron Banka qendrore evropiane (BQE).

Derisa rimëkëmbja ekonomike pas krizës me koronavirusin implikon zgjidhje me kompromis, ka më shumë pika të cenueshme akumulimi i të cilin potencialisht do të kishte pasoja të rënda në afat të gjatë, thuhet në kumtesën e bankës me seli në Frankfurt.

Eurozona, e cila përshin 19 vende, po rimëkëmbet shpejtë nga raporti i fundit financiar i BQE-së në muajin maj. Tregu i tij i kapitalit, në ndërkohë, filloi të orientohet nga lartë, duke marrë sektorë të rrezikshëm për shkak të konsumit të rritur të investuesve, shkruan Blumberg,

BQE thekson se rreziqet rriten në fushën e patundshmërive, veçanërisht në vendet ku çmimet ishin të larta edhe para pandemisë.

Sipas tyre, tregu është “më i nënshtruar në korrigjime”, ndërsa paralajmërojnë edhe se fondet investuese, fondet pensionale dhe kompanitë e sigurimeve potencialisht do të orientohen me “humbje të konsiderueshme nga kreditë” nëse investojnë në kompani me rejting më të ulët korporativ,

Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia e virusit Kovid-19 është e qëndrueshme. Rreziku që kreditë me probleme dhe humbjet bankare të rriten është ulur ndjeshëm dhe normat e ulëta të interesit kanë ulur shqetësimet e borxhit, kumtoi BQE. Kërcënimi kryesor për rimëkëmbjen ekonomike mbetet pandemia.

Jashtë Evropës, pasiguria në kinë është nxitur nga ngadalësimi i rritjes, që ndodh pa marrë parasysh problemet e shkaktuara nga borxhet e Evergrandit, thuhet në raportin e BQE-së.

Related posts

BERZH: Shqipërisë po i largohen profesionistët e teknologjisë

admin

AOB: Të eliminohen barrierat për të udhëhequr biznes

admin

Telekomi i Maqedonisë i ka rritur të ardhurat nga shitja për 5,7 për qind

admin