17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Bota

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë.

Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë.Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua.

Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Wright.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Wright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd.

Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”./ Rel

Related posts

Pezullim i patentave për vaksinat

Lea Musliju

Studimi: COVID-19 nuk është një sëmundje e frymëmarrjes por vaskulare

Lea Musliju

Në San Francisko, më shumë njerëz vdiqën nga përdorimi i drogës sesa nga COVID-19

Lea Musliju

Qeveria indiane shpjegon lidhjet me valën e dytë vdekjeprurëse nga COVID-19

Lea Musliju

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Vaksina AstraZeneca e lejueshme për të gjitha grupmoshat

Lea Musliju

India drejt katastrofës, mbi 412 mijë raste të reja dhe rekord i vdekjeve nga COVID-19

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More