19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Bota

U akuzua për shkelje të armëpushimit, Rusia i tregon ‘muskujt’ Ukrainës: Lufta do të ishte fillimi i fundit tuaj

Një zyrtar i lartë i Kremlinit të enjten foli me ton kërcënues ndaj Ukrainës, vetëm disa ditë pasi kryediplomati rus i citoi fjalët e Putinit rreth shkatërrimit të Ukrainës.

Ky zyrtar tha se Rusia do të ishte e detyruar t’i mbrojë qytetarët e vet në lindje të Ukrainës, varësisht nga shkalla e konfliktit ushtarak në atë pjesë, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Zyrtari i quajtur Dmitry Kozak tha se fillimi i veprimeve të gjera ushtarake në Ukrainën lindore do ta shënonte fillimin e fundit të Ukrainës, shkruan Reuters.

Kjo deklaratë është e ngjashme me fjalët e ministrit rus për Punë të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili javën e kaluar tha se çfarëdo përpjekje për një luftë të re në lindje të Ukrainës do të përfundonte me shkatërrimin e këtij shteti.

Moska dhe Kievi kohëve të fundit kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën rreth rritjes së tensioneve në konfliktin mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Ukraina thotë se separatistët janë duke e shkelur në mënyrë të vazhdueshme armëpushimin e arritur në korrik të vitit të kaluar dhe po e akuzon Rusinë për grumbullimin e forcave ushtarake afër kufirit. Kjo akuzë është mohuar nga Kremlini.

Related posts

Mianmar, shkon në 706 numri i viktimave në protestat kundër grushtshtetit

Nefail Emini

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

Nefail Emini

Irani kërcënon Israelin

Nefail Emini

Shkaqet e shpërthimit të konfliktit të ri në Irlandën e Veriut

Nefail Emini

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Nefail Emini

Nga varrimi deri te zia kombëtare, çfarë parashikon protokolli pas vdekjes së Princit Philip

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More