19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Bota

Irani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane

Kryenegociatori bërthamor i Iranit, Abbas Araghchi, ka kërkuar nga SHBA të heqë sanksionet ndaj vendit të tij, në një përpjekje për të kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 përderisa bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore po përfundojnë në Vjenë.

“Heqja e sanksioneve të SHBA-së është aspekti i parë dhe më i rëndësishëm në ringjalljen e JCPOA-së (Plani i Përbashkët i Veprimit)”, tha Araghchi në kryeqytetin austriak pas bisedimeve me zyrtarë të lartë nga Bashkimi Europian (BE), Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia.

Negociatat filluan me pjesëmarrjen e diplomatëve të vendeve nënshkruese nën kryesimin e Enrique Mora-s, zëvendëssekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit politik të Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili ishte në emër të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Bisedimet në Vjenë u fokusuan në aspektin e heqjes së sanksioneve amerikane ndaj Teheranit, si dhe për perspektivat për kthimin e SHBA-së e cila u largua nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nën presidentin e atëhershëm, Donald Trump.

“Qëllimi ynë i qartë është të kthehemi në zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes nga të gjitha palët”, tha Mora në mediat sociale para takimit.

Për herë të parë në më shumë se dy vite, thuhet se delegacioni amerikan shkëmbeu pikëpamje mbi kthimin në marrëveshje me palët, përveç Iranit.

Araghchi më herët kishte thënë se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta ose indirekte me zyrtarët amerikanë në margjinat e bisedimeve bërthamore në Vjenë.

Marrëveshja bërthamore u nënshkrua në vitin 2015 midis Iranit dhe Gjermanisë, BE-së dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), përkatësisht Britanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës, me qëllim për të kontrolluar dhe rregulluar aktivitetet bërthamore të Iranit dhe në kthim për të hequr sanksionet ndaj Iranit./atsh

Related posts

Mianmar, shkon në 706 numri i viktimave në protestat kundër grushtshtetit

Nefail Emini

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

Nefail Emini

Irani kërcënon Israelin

Nefail Emini

Shkaqet e shpërthimit të konfliktit të ri në Irlandën e Veriut

Nefail Emini

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Nefail Emini

Nga varrimi deri te zia kombëtare, çfarë parashikon protokolli pas vdekjes së Princit Philip

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More