19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Bota

Bandat rivale përplasen për pushtet në burgje, raportohen rreth 70 viktima

Sherret mes bandave rivale për pushtet në burgjet e Ekuadorit shkaktuan të martën mbi 70 të vrarë.

Autoritetet raportuan se përleshjet shpërthyen njëherazi në tri institucione dënimi në qytete të ndryshme të vendit.

Të burgosurit mësohet se përdorën armë zjarri dhe armë të ftohta për të sulmuar kundërshtarët, ndërsa qindra forca policie u desh të ndërhynin për të rikthyer rendin.

Për orë me radhë familjarët pritën jashtë për informacione mbi të afërmit e dënuar.

“Kanë video të personave të shtrirë të vdekur në tokë dhe jam në merak të madh sepse nuk di asgjë për djalin tim.”

“Nuk na thonë asgjë, përveçse që tani situata është qetësuar. Dëgjojmë se brenda kanë nisur sërish përleshjet.”

Autoritetet njoftuan se me vënien nën kontroll të situatës, kryen inspektime në dhomat e të burgosurve, ku gjetën armë zjarri, hanxharë, thika dhe celularë të ndryshëm.

Në burgjet e Ekuadorit ndodhin shpesh përplasje mes bandave të organizuara kriminale.

Shteti amerikanojugor vuan nga mbipopullimi i burgjeve, me 38 mijë të burgosur nga 29 mijë që është kapaciteti, ndërkohë që 1,500 gardianë shërbejnë në gjithë vendin.

Për shkak të pandemisë, vitin e kaluar qeveria vendosi të lirojë disa nga të dënuarit për vepra penale të lehta.

Related posts

Mianmar, shkon në 706 numri i viktimave në protestat kundër grushtshtetit

Nefail Emini

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

Nefail Emini

Irani kërcënon Israelin

Nefail Emini

Shkaqet e shpërthimit të konfliktit të ri në Irlandën e Veriut

Nefail Emini

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Nefail Emini

Nga varrimi deri te zia kombëtare, çfarë parashikon protokolli pas vdekjes së Princit Philip

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More