Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë një adresim para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit.
Ai ka folur për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. Kjo është pse angazhimi ynë ka qenë dhe mbetet i fortë. Është në interesin e përbashkët integrimi i Ballkanit Perëndimor që të përmirësohet mirëqenia e tyre, drejtësia dhe siguria. Që të përballemi me sfida të përbashkëta dhe punojmë bashkë për gjetjen e zgjidhjeve ashtu siç po bëjmë gjatë pandemisë së COVID-19”, është shprehur Borrell.
Ai mes tjerash ka theksuar se që nga fillimi i pandemisë BE e ka përkrahur Ballkanin Perëndimor si mbështetja financiare e siguruar për asistencë medicinale dhe përfshirjen e këtij rajoni në mekanizmin e prokurimit të BE-së.
Borrell është shprehur se pas hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është momenti për të punuar në këtë drejtim.
“Bashkëpunimi rajonal ka nevojë që ta kapërcehet e kaluara dhe të ndërtohet një e ardhshme më e mirë”, ka theksuar ai.