1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Borisovi është për pasaportë elektronike për të vaksinuarit

Për ata të cilët janë të vaksinuar në Evropë, të bëhen pasaporta elektronike apo korridor të gjelbër elektronik për ata të cilët e kanë kaluar virusin dhe me antitrupa apo dokument se janë vaksinuar, të mos u urdhërohet të bëjnë test PCR, të vendosen në karantinë dhe të mos u pengohet udhëtimi, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisovi.

Borisovi, sonte do të marrë pjesë në video konferencë të anëtarëve të Këshillit Evropian, ku do të diskutohet lidhur me këtë çështje.

“U dakorduam me kryeministrin austriak Sebastijan Kurc dhe me kolegët e tjerë, me miqtë tanë grekë, si do ta quajmë – elektronik, pasaportë të gjelbër, por dhe t’ua lehtësojmë të gjithëve që kanë qenë të vaksinuar dhe të sëmurë të jetojnë jetë normale”, tha Borisovi.

Lidhur me mosrespektimin e marrëveshjes për dërgesë të vaksinave nga ana e AstraZenekës ai komenton se po bëhet gjithçka që nevojitet dhe shpreson se KE-ja do të jetë shumë më e ashpër, “nëse duhet madje edhe përmes gjykatës, dhe se paratë do të kthehen”.

“I përkujtoj kompanitë e mëdha globale se investuam për prodhimin e vaksinave. Nuk është korrekt nëse dikush jep më shumë para nga BE-ja që t’u dërgohen më shumë vaksina. Kjo është madje e papranueshme. Nuk është korrekt, nuk është e drejtë”, tha Borisovi.

Sipas tij, KE-ja duhet të jetë “jashtëzakonisht mizore” dhe theksoi se e mbështet Ursula Fon der Lajenin me gjithçka në këtë fushë.

Borisovi shtoi se Bullgaria është e gatshme të dërgojë aeroplan që t’i marrë vaksinat, sepse kjo do të kursejë një deri në ditë nga transporti.

“Me aeroplan do t’i dërgojmë virologët më të mirë bullgarë që të mund t’i respektojmë të gjitha rregullat. Dhe me këtë ritëm të vaksinimit, dy ditë të kursyera nga dorëzimi do të thotë edhe 40.000 qytetarë të vaksinuar bullgarë”, tha kryeministri bullgar.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com