11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Borell i gatshëm ta kthejë Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës në prill

Më 5 mars, nëntë vende anëtare të BE-së, përmes një letre kërkuan nga ministri i Punëve të Jashtme të BE-së ta kthejë Ballkanin Perëndimor në agjendën e Unionit në prill pasi në dhjetor vitin e kaluar u bllokuan përfundimet për shkak të mosmarrëveshjes Shkup-Sofje, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Bruskeli.

Në dhjetor, për herë të parë në histori, BE e përfundoi vitin pa ndonjë përfundim në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për shkak të pamundësisë për të gjetur kompromis me Bullgarinë mbi fjalorin në lidhje me “interpretimin e historisë”.

Nga dhjetori deri më sot, Ballkani Perëndimor mungon plotësisht në diskutimet në Bruksel.

Nëntë shtete anëtare, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Irlanda, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, më 5 mars i dërguan letër, Zhozep Borellit, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, me kërkesë në këshillin e ardhshëm ministror për punët e jashtëm të BE-së. në prill rajoni të kthehet në rendin e ditës së bisedimeve.

Në reagimin nga kabineti i Borell, thuhet se ai e ndan qëndrimin e këtyre nëntë vendeve anëtare.

“BE dhe Ballkani Perëndimor janë përparësi për Bashkimin Evropian, BE është partneri kryesor politik, ekonomik dhe tregtar i rajonit, e ardhmja e të cilit është qartë në BE. Përfaqësuesi i Lartë e ndan qëndrimin e shprehur në letrën e Ministrave për Punë të Jashtme për këtë çështje, qëndron në kumtesën e Borellit.

Prej atje shtojnë se Ministri i Punëve të Jashtme është i gatshëm për bisedime me vendet anëtare të BE-së në temën Ballkani Perëndimor.

Këshilli i prillit i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së është planifikuar për më 19 prill, i cili do të jetë pas zgjedhjeve në Bullgari, duke hapur mundësi të kthehet rajoni në fokusin e BE-së.//Zhurnal.mk

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com