26.6 C
Los Angeles
July 2, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Boçvarski: Ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë “Besa Trans – Shkup”

Shkup, 23 nëntor – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski, në konferencën e sotme për media, theksoi se kompania “Besa Trans”, së cilës iu dogj autobusi në Bullgari, kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por megjithatë është regjistruar një lëshim. Konkretisht, u konstatua se kompania kishte të regjistruar katër automjete që kishin leje transporti, por autobusi që shkaktoi aksidentin dhe ku humbën jetën 45 qytetarë nuk ndodhej në bazën e ministrisë, transmeton TetovaSot.

“Pas kontrolleve në MPB kemi konstatuar se autobusi i djegur nuk është raportuar dhe nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra transporti është kryer pa certifikatë leje për atë mjet. Sipas ligjit, kanë pasur për detyrë që në afat prej 15 ditësh ta informojnë ministrinë, gjegjësisht ta raportojnë apo ta çregjistrojnë automjetin për atë periudhë kohore, tha Boçvarski, i cili shtoi se për shkak të këtij lëshimi, ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë.

Related posts

Mickoski: Marrëveshja e Prespës është realitet që nuk e duam por duhet ta respektojmë

admin

Mickoski: Pres mbështetje të fuqishme nga populli për ndryshime

admin

Demiri: Një bashkëpunim i sinqertë opozitar e dërgon BDI-në në opozitë!

admin