9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Auto

BMW lë pas Mercedesin sa i përket shitjes së veturave gjatë nëntë muajve të këtij viti

Kompania gjermane BMW gjatë nëntë muajve të këtij viti në mbarë botën ka shitur 1.703.080 vetura (rritje prej 19.3 për qind), derisa Mercedesi në të njëjtën periudhë 1.590.832.

MINI gjatë këtyre muajve shiti 224.838 mjete, e në anën tjetër Smart 26.676. Pra mbetet të shihet sesi do të zhvillohet situata deri në fund të vitit, transmeton Telegrafi.

Rolls-Royce Motor Cars shiti 4.318 vetura (një plus prej 62.9 për qind). Në total BMW Group (BMW, MINI dhe Rolls-Royce) për nëntë muajt e këtij viti, shiti 1.932.236 vetura, që është një rritje prej 17,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

BMW Group dhe Daimler kanë shënuar rritje të shitjes së vetura elektrike dhe plug-in hibrid.

Mercedesi shiti 61.652 vetura elektrike dhe plug-in hibrid. Në anën tjetër BMW Group arriti t’ia dorëzojë klientëve 78.333 vetura të njëjtës kategori.

Related posts

Shitje rekorde në nëntë muajt e fundit për Porsche

Admin

Honda prezantoi SUV e parë elektrikë dhe tre koncepte

Admin

Alfa Romeo GT Junior vjen në stilin retro dhe me motor diesel

Admin

Drejtuesit e policisë: Kjo shenjë e komunikacionit nuk ka asnjë lidhje me serialin “Squid Game”

Admin

Po vjen Nissan Qashqai i Ri – vetura që gjithsecili dëshiron ta ketë

Admin

Ford zbulon veturën e ridizajnuar të Focusit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com