33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Opinion TOP LAJM

Blerim Zllatku: Ideja për ndërtimin “Korridori 8” ekziston plot 20 vjet

Shkruan, Blerim Zllatku

Sebep per postin tim te sotshem eshte informata per ndertimin e “te ashtuquajturit Korridor 8”. Ideja per ndertimin e ketij Korridori ekziston plot 20 vjet. Dhe per te gjithe ata qe nuk dine cila eshte traseja e ketij korridori, po ua them. Stamboll-Sofje-Shkup-Struge-Durres-Itali/Europe. Ky ishte korridori per te cilin europianet asaj kohe ishin te gatshem te derdhnin shume para, por per fat te keq shtetet neper te cilat duhej te kalon ky korridor nuk ishin te pregaditura per nje lidhje te ketille infrastrukturore. Keshtu eshte edhe sot e kesaj dite. Qe asaj kohe ne keto shtete ndertohen copeza te ketij korridori por asesi qe keto copeza te lidhen me njera tjetren. Arsyet? Te panumerta. Nga ato politike deri te ato neglizhuse nga te gjitha strukturat institucionale (kompanite, NGOte, apo ato te kultures e te tjere) te cdo shteti ku ky korridor duhej te kalonte. Asnji nuk ishte fare i interesuar per ndertimin e ketij korridori. Ne nderkohe Greqia shfrytezoj kete mosinteresim te ketyre shteteve dhe ndertoj Korridorin Via Egnatia i cili shtrihet nga Igumenica ne Selanik dhe Aleksandropolis duke u lidhur me Turqine, gjegjsisht Stambollin. Me ndertimin e ketij korridori, interesi i BEse per financim te nje traseje paralele e cila lidh Evropen me Azine, u humb, ra.

Pra, konsorciumi Amerikano-Turk, Bechtel dhe Enka do te nderton nje copeze te Korridorit 8. Por derisa kjo trase nuk lidhet nga fillimi deri me fund, kjo trase do te quhet “i ashtuquajturi Korridori 8”.

Tani, rreth rendesise te rrugeve. Shume mire qe ndertohen rruge. Rruget mundesojne komunikim mes njerezve, rruget nxisin zhvillim, ekonomik, politik, kulturor, turistik, rruget jane “ura” qe nxisin bashkepunimin mes shteteve. Pra, cdo vendim per ndertim te cfardo qofte rruge eshte e mireseardhur, e mirepritur, qofte ajo edhe nje rruge lagje apo mahalle.

Por, cdo rruge qe ndertohet ka nje qellim. Edhe Korridori 8 kishte nje qellim deri sa kete nuk ja morri Korridori Via Egnatia.
Ate qe dua te them eshte se kjo copeze e rruges qe do te ndertohet nuk eshte rruge me rendesi kombetare ashtu si na e plasojne. E tille nuk do te ishte edhe po te ishte ne suaza te Korridorit 8. Rruga e cila eshte me rendesi kombetare eshte vazhdimi i “Rruges se Arbrit” nga Dibra ne Shkup e deri ne Han te Elezit. Kjo eshte rruga per te cilen duhet te “lufton” cdo politikan shqiptar ne kete vend, i vogel i madh, qeveritar apo opozitar. Per arsyet dhe rendesine e kesaj rruge do t’ju shkruaj ne nje post tjeter. Do te thoni po edhe “i ashtuqujturi Korridori 8” lidhet me Shqiperine, jo vetem “Rruga e Arberit”. Pikerisht per dallimin mes ketyre dy rrugeve do t’ju shkruaj ne nje nga postet e mia te ardhshme. Nuk na duhet rruga qe sa me shpejt qe eshte e mundur te mberrim ne det, jo. Per kompani tona qe importojne apo eksportojne permes ketij korridori, as qe duhet t’i permend e ku ma te flas per to. Me kete post doja te shpaloj nji mendim ndryshe per rendesite e rrugeve te “rendesishme” kombetare.

Rruga per kufirin ne Kosove, Bllace, nuk qenka rruge me rendesi kombetare? Po, eshte. Por a ndertohen 12 km per 4 vite? Ja po permend edhe nje rrugice e cila do ishte me rrendesi te madhe kombetare. Rrugice jo me e gjate se 30 metra, po, po 30 (tridhjete) metra per te cilen shkrova para disa muajve. Behet fjale per nje vend ne Shkup ku duhej te kalonte kjo rrugice dhe te gjithe artdashesit te mos e ndjenin vehten se jane ne Bitpazar. Ajo qe duhej te behej por per fat te keq nuk u be eshte ndarja e Bitpazarit nga pazari i grave duke ndertiar nje rrugice ne mes e cila do conte drejt Teatrit kombetar. Kur nuk kishim “takat” ta dislokojme kete godine ne nje hapsire tjeter, te pakten ta benim kete rruge. Po tani mbas rekonstruimit te godines po edhe me ndertimin, bashkimin e dy pazareve, nuk mund te themi se maqedonasit na kane fajin, jo. Kesaj rradhe, jo. Dhe arsyen per kete, besoj qe gjithe e dini. Nese nuk e dini, ua them une ne nje nga postimet e mia te ardhshme. Megjithate, ekziston edhe nji mundesi per dislokimim e kesaj godine prej vendit ku gjondet, ne fakt shitjen apo shendrimin e kesaj godine ne qender tregetare ndersa ndertesa e re e Teatrit te ndertohet diku tjeter. Nje vend te tille, e di. Ata te cilet duan ta realizojne kete ide le te me paraqiten.

Related posts

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

Admin

Ziberi: Risocializimi dhe sistemi arsimor për të miturit e akomoduar në SHEP Tetovë është problemi më i madh

Admin

Takime të zëvendëskryeministrit Dimitrov me ministrant nga BE-ja – mbështetje e fuqishme për dosjen evropaine të Maqedonisë së Veriut

Admin

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

Admin

Hoxha: Kritikat ndaj ligjit për shitjen e tokës bujqësore janë politike

Admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More