22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Blerim Bexheti realizon edhe një premtim zgjedhor

Shkup, 16 nëntor – Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti realizon edhe një premtim zgjedhor. Përmes rrjeteve sociale Bexheti njoftoi për pajisjet e reja komunale të siguruara nga komuna në vlerë prej mbi 10 milion denarë. Këto pajisje sipas tij do të ofrojnë shërbime efikase për ambient më të pastër.

“Ashtu si kishim premtuar edhe në programin tonë zgjedhorë, Ndërmarrja publike komunale pajiset edhe me 2 kamion për mbledhjen e mbeturinave me kapacitet prej 5 m3 dhe 1 automjet fshesë që do të mundësojnë shërbime më efikase për ambient të pastër.

Vlera e përgjithshme e makinave është 10.104.000 den, nga të cilat me aplikimin tonë nga Byroja për zhvillim regjional kemi siguruar 8.200.000 den, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve e kemi mbuluar nga buxheti i komunës.”, ka shkruar Blerim Bexheti në facebook profilin e tij, përcjell Zhurnal.mk

Related posts

Çfarë shkruajnë mediat greke për dorëheqjen e Zaevit

admin

Popovski nuk i beson asaj që tha Mark Rutte

admin

Ndërpritet transporti publik në Tetovë!

admin