13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Bislimovski: Katër vite me radhë Sekretariati i Bashkësisë Energjetike e shpall KRRE-në rregullator numër një

Shkup, 16 nëntor – Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) katër vite me radhë është vlerësuar si rregullator numër një nga ana e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike. Në raportin vjetor për vitin 2021 KRRE e ndan vendin e parë me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.

Sekretariati në raport thekson se KRRE ka profil të lartë profesional dhe vazhdon me dëshmimin e pavarësisë rregullatore.

“Me këtë mirënjohje përfundojmë një cikël prej katër viteve të suksesshme të njëpasnjëshme punë ekipore e cila reflekton kompetencë, kredibilitet, profesionalizëm dhe pavarësi. Mirënjohja nga Sekretariati në Vjenë është konfirmim për të gjitha aktivitetet tona të cilat i kemi ndërmarrë dhe vendimet që i kemi sjellë. Sukseset nuk janë të rastësishme dhe këtë mirënjohje ia kushtoj të punësuarve të cilët e japin maksimumin e tyre në të gjitha proceset”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovsi i cili është edhe kryetar i Bordit të rregullatorëve”, pozicion të cilin e shënon Sekretariati.

Sipas KRRE-së, nga Vjena edhe këtë vit bëjnë të ditur se procedurat e ndërlikuara janë pengesë për tërheqje të kuadrove të reja.

Në Raport theksohet edhe ueb-platforma e vendosur nga ana e KRRE-së e cila shërben si mjet për zbatimin e çmimeve të energjisë elektrike që të lehtësohet vendimi gjatë ndryshimit të furnizuesit për amvisëri dhe konsumatorëve të vegjël. Sa i përket proceseve të tjera, është theksuar nevoja për përfshirje të kodeve të rrjetëzuara në rregullativë me të cilat teknikisht rregullohen çështje të caktuara nga aspekti i funksionimit të rrjeteve. Në periudhën e ardhshme, pritet të arrihet harmonizim me rregullativat për funksionim transparent të tregjeve përmes vendosjes së rregullave të caktuara për sjellje të pjesëmarrësve të tregjeve

Related posts

Është normalizuar furnizimi me ujë në Vizbeg

admin

Ndjehet tërmet në Maqedoni

admin

Ekipit mjekësor nga Maqedonia nuk u lejohet të kenë qasje te trupat e të ndjerëve

admin