20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Bisedë telefonike Stoev – Osmani për fatkeqësinë me autobusin

Sofje, 23 nëntor – Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev pati bisedë telefonike me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar osmani, i cili është rrugës për në Bullgari, lidhur me fatkeqësinë e rëndë të autobusit në autostradën Struma.

MPJ bullgare kumtoi se Stoev u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, si dhe shpresë për rikuperim të shpejtë të të mbijetuarve.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme e bindi kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë do të sigurojë ndihmë të plotë në hetimin e fatkeqësisë së komunikacionit, si dhe në ofrimin e ndihmës për të pësuarit në fatkeqësi. Që të dy u dakorduan të takohen në spitalin Pirogov, ku janë të vendosur të lënduarit nga fatkeqësia, thuhet në kumtesën e MPJ të Bullgarisë. 

Related posts

Carovska: E dëgjojmë zërin e nxënësve dhe bashkërisht krijojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor

admin

Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

admin

Nëntë kompani, ofertë për qymyr në TEC Manastir

admin