Presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev sot biseduan në telefon për pozicionet e të dy shteteve lidhur me kushtet për fillim të negociatave të shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Dy presidentët biseduan për mundësinë e arritjes së zgjidhjes së qëndrueshme për zhvillim evropian të rajonit tonë dhe, posaçërisht, për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Pendarovski.
Shefat e shteteve, siç ceket në kumtesë, biseduan edhe për mundësinë për realizim të vizitës së presidentit Pendarovski në Bullgari, kur do të krijohen kushtet adekuate.