22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Bilall Kasami pohon se ka shumicë në Këshill, seanca konstituive të enjten

Tetovë, 16 nëntor – Komuna e Tetovës paralajmëroi se të enjten do të mbahet seanca konstituive e Këshillit, ndërsa kryetari Bilall Kasami në konferencë për shtyp ka treguar se ka shumicë, por nuk ka specifikuar se cilat parti do të formojnë.

Këshilli i Komunës së Tetovës ka 31 këshilltarë, dhjetë prej të cilëve Bashkimi Demokratik për Integrim, tetë Lëvizja Besa, katër VMRO DPMNE, tre Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga LSDM, PDSH dhe një grup votuesish. Për shumicë janë të nevojshëm 16 këshilltarë.

“Që në fillim kemi pasur shumicën, vetëm për shkak të këtyre situatave të jashtëzakonshme nuk kemi mundur formalisht të përgatitemi për seancën. Për atë se kush do të jetë në shumicë do t’ju lë të jeni kurioz, u përgjigj Kasami në pyetjet e gazetarëve se kur do të jetë seanca në konferencën e sotme për shtyp, ku foli për prioritetet e 100 ditëve të para të punës.

Ai bëri të ditur se për herë të parë do të ketë mundësi që të enjten në ora 11 të përcjellet drejtpërdrejt puna e këshillit përmes ueb faqes së komunës. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i ka ndarë certifikatat për këshilltarët më 4 nëntor.

Related posts

LSDM: Shumica do të zgjerohet, do të miratohet buxheti dhe paga minimale prej 18 mijë denarësh

admin

Babai shpëtoi, djali humbi jetën në tragjedinë e autobusit

admin

“Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

admin