14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

Big Brother VIP është termi më i kërkuar në Google nga shqiptarët në vitin 2021

Nisi në tetor, por spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të shikuarit dhe komentohet për secilën ngjarje, teksa banorët që janë pjesë e tij kanë fituar famë e vëmendje të madhe.

Ashtu siç ndodh çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo show televiziv.

Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.

Foto: Top Channel

Në një postim në InstaStory, prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani i është gëzuar këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Foto: Top Channel

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Statistikat për atë se çfarë kërkuan shqiptarët në Google për vitin 2021 u publikuan fillimisht nga revista Anabel.

Kjo e dëshmon që formati i Big Brother VIP përkundër që u rikthye pas disa vitesh ka arrit të fitojë vëmendje të madhe, përfshirë banorët pjesëmarrës.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Ndërsa, kujtojmë që ditë më parë aktori dhe banori i shtëpisë së famshme, Donald Veshaj është personi më i kërkuar në Google për Shqipëri, i cili la pas edhe Sali Berishën.

Related posts

Kaq lakuriq nuk e keni parë Taynan

admin

Pak javë pas publikimit të “Mission: Impossible 7”, Tom Cruise nis xhirimet e pjesës së tetë

admin

Dafina Zeqiri duket e mahnitshme dhe tërë shkëlqim në paraqitjen e radhës

admin