22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Bota

Bideni synon të garojë sërish më 2024

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden synon të garojë sërish për president më 2024.

Zëdhënësja, Jen Psaki, u ka thënë gazetarëve se rikandidimi është synim i tij. Ajo i ka bërë këto komente në aeroplanin presidencial, teksa Biden është nisur për të marrë pjesë në një organizim me trupat amerikane për Festën e Falënderimeve.

Javën e kaluar, demokrati 79-vjeçar i është nënshtruar një ekzaminimi fizik, njëherësh të parin prej kur ka marrë detyrën e presidentit në janar të vitit 2021.

Mjekët kanë thënë se ai është i shëndetshëm për të kryer detyrat e tij. Mbështetja ndaj Bidenit ka rënë në muajt e fundit, çka ka nxitur pyetje nëse ai është i gatshëm për të garuar për një mandat të dytë. Një president amerikan mund të mbajë dy mandate katërvjeçare.

Republikani, Donald Trump, 75-vjeçar, i cili është mposhtur nga Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nuk është deklaruar publikisht nëse do të garojë sërish.

Related posts

HRW: Azerbajxhani po keqtrajton të burgosurit armenë të luftës

admin

Sulmohet Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë

admin

Rusia s’ka rehati, regjistron afro 28 mijë raste të reja me COVID-19

admin