1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Biden i hapur për kompromis lidhur me paketën e ndihmës për Covid

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është i gatshëm deri në një fare mase që të konsiderojë ndryshime në paketën 1,9 trilionë dollarëshe të ndihmës për koronavirusin të propozuar prej tij, tha të dielën një këshilltar ekonomik i zoti Biden, në mënyrë që paratë t’u dërgohen amerikanëve që kanë më shumë nevojë.

Brian Deese, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të zotit Biden, i tha televizionit CNN se propozimi është “hartuar në përputhje me krizën ekonomike me të cilën përballemi”, por se presidenti demokrat do ta shqyrtojë një propozim të ri nga 10 senatorë republikanë për një marrëveshje ndihme më të kufizuar.

Zoti Deese tha se presidenti Biden nuk do të bëjë “kompromis kur bëhet fjalë për shpejtësinë me të cilën duhet të veprojmë për të zgjidhur këtë krizë”, përfshirë një ekonomi të dobësuar, një fushatë të ngadaltë të vaksinimeve kundër koronavirusit në të gjithë vendin dhe një rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, që tani është më shumë se 440,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Këshilltari ekonomik tha se fokusi duhet të jetë “tek ajo që na duhet për ta kthyer ekonominë në rrugën e duhur.”

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com