21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Biden fiton zyrtarisht shtetin e Arizonas, 24 vite që demokratët nuk njihnin fitore

Joe Biden pas 24 vitesh ka arritur të fitoj zgjedhjet presidenciale në shtetin e Arizonës,sipas mediave amerikane.

Biden ka fituar 11 vota elektorale në Arizona, pas pothuajse një javë që kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor. Me fitoren në Arizona, Biden ka 290 vota elektorale, ndërkaq presidenti amerikan, Donald Trump 217. Sipas rregullave në SHBA, që një kandidat të zgjidhet president, i duhen 270 vota elektorale.

Fox News dhe The Associated Press më 3 nëntor kishin thënë se Biden do të fitojë në Arizona, që nxiti kritika të ashpra nga Trump. Deri më 12 nëntor, Biden po printe në Arizona me 49,4 kundrejt 49,1 për qind të votave që kishte Trump

Fitorja e Bidenit në Arizona përmbush qëllimin e demokratëve që ta fitojnë në këtë shtet, që për shumë vite me radhë kishte qenë nën dominimin e republikanëve.

Demokratët po ashtu kanë fituar vendin në Senat, pasi kandidati i tyre në Arizona, Mark Kelly ka mposhtur senatoren Martha McSally. Biden është bërë kandidati i dytë presidencial amerikan, në shtatë dekada, që ka fituar në Arizona. Për herë të fundit, Bill Clinton kishte fituar në Arizona në zgjedhjet e vitit 1996.

Pavarësisht se Biden më 7 nëntor u shpall fitues i zgjedhjeve, fushata e presidentit Trump ka nisur betejat ligjore për të përmbysur rezultatin në disa shtete, me pretendime të pabazuara se ka pasur mashtrime zgjedhore.

Aktualisht, për shkak të garës së ngushtë në Georgia dhe Karolinën e Veriut, fituesi në këto dy shtete nuk është shpallur ende.

Related posts

Rrëmbehen kryetari i qytetit ukrainas Skadovsk dhe zëvendësi i tij

admin

Dy zonat strategjike që frikësojnë NATO-n në përballje me Rusinë

admin

Qeveria emëron 19 avokatë të rinjë shtetëror

admin