16.9 C
Los Angeles
December 7, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Bërns për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

Shkup, 23 nëntor – Ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërns shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.

“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tragjike.

“Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadori Burns në Twitter.

Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

“Ne në Ambasadën Amerikane e morëm me pikëllim lajmin për aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Bosnek. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Sofje.

Related posts

Ndihmë për familjet e shtëpive të përmbytura nga Kryqi i Kuq Kërçovë

admin

Fushatë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim “Të mësojmë rreth përmbytjeve” në shkollat e Tetovës

admin

Mot më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut

admin