21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Bërnabiq: Serbia fuqimisht i përkrah fqinjët për anëtarësim në BE, dëshiron përshpejtim të intergrimeve evropiane

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot në Samitin e Procesit të Berlinit deklaroi se Serbia dëshiron ta përshpejtojë procesin e intergrimit në BE dhe fuqimisht ta përkrah qasjen në Union edhe të fqinjëve të saj, posaçërisht të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në Samitin në Sofje, Bërnabiq tha se qasja e Ballkanit Perëndimor në Union është “tejet me rëndësi për prosperitetin dhe stabilitetin” e tërë rajonit, kumtoi Qeveria serbe.

Në samit, thuhet në kumtesë, Bërnabiq e ka nënshkruar Deklaratën për agjendën e gjelbërt për Ballkanin perënmdimor dhe Deklaratën e liderëve të Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal.

Bërnabiq ka shprehur gatishmërinë e Serbisë që të bashkangjitet në Hapësirën e vetme për pagesë me euro (SEPA), iniciativë e Bashkimit Evropian për thjeshtëzimin e transfereve bankare, shtohet në kumtesë.

Related posts

Doktorët në Japoni paralajmërojnë valën e tretë të COVID-19

admin

Shpejtim Bulliqi zyrtarisht Kryetar i Podujevës

admin

Greqia po ndërton kampe të reja, do të shkurtojë pritjen e refugjatëve në ishuj

admin