24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Berisha vijon takimet me demokratët në Librazhd

Ndalesa e radhës e Ish-Kryeministrit Sali Berisha do të jetë Librazhdi, ku do të vijojë turin e takimeve me demokratët.

Ky takim i Berishës vjen në një kohë kur mbi 4 mijë firmëtarë të Kuvendit Kombëtar kërkojnë mbajtjen e këtij forumi në 11 Dhjetor.

Ish-Kryeministri Berisha në foltoret me anëtarësinë e PD-së është shprehur se Kuvedi kombëtar do të mblidhet në respekt të vullnetit të shprehur nga delegatët firmëtarë në 11 dhjetor dhe se askush nuk mund ta ndalojë mbajtjen e tij.

Ndërkohë Lulzim Basha ka shpallur datën për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 dhjetor, duke e cilësuar miting mbledhjen e forumit të thirrur nga Berisha.

Related posts

Mediat: Kryeministri i Holandës nesër vizitë në Tiranë, zbardhet axhenda

admin

Rënie e numrit të lindjeve në Shqipëri me 7.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të 2020-s

admin

“Kësaj qeverie nuk i shkon viktimizimi”, Gjekmarkaj sqaron përplasjen me Ballukun: E vërteta mbi ‘haremin’ dhe ‘derrkucin’. Burrat e qeverisë nuk u fyen, e dinë që është koncept politik!

admin