33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Bekteshi: Vazhdojmë me masat për të mbështetur sektorin e turizmit

Kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Covid – 19, nga e cila pasoja më të mëdha negative pasoi turizmi, e tregoi rolin e rëndësishëm që sektori i turizmit ka në ekonominë e përgjithshme të vendit, por edhe në jetën e qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë me masat për mbështetjen e sektorit të turizmit për tejkalimin më të shpejtë të krizës, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në sektorin e turizmit në Konferencën me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

“Vitet e fundit, vendi ka treguar rezultate shumë të mira në fushën e turizmit, parashikimet ishin që në vitin 2020 do të arrijmë kulmin në numrin e turistëve dhe bujtjeve por edhe në investime dhe punësim në turizëm, por kriza me pandeminë kontribuoi në mosarritjen e dëshiruar të rezultateve këtë vit, por na bashkoi edhe më shumë në gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më efikase për ta kapërcyer këtë krizë së bashku me sa më pak pasoja. Prandaj është mirë të merren vendimet e duhura pikërisht në këtë moment”, tha Bekteshi.

Theksoi se edhe në suaza botërore po flitet për mbështetjen e turizmit ose rifillimin e industrisë së turizmit.

“Në korniza botërore, numri i turistëve ndërkombëtarë ra për 93 për qind në qershor, krahasuar me 2019, dhe sipas botimit të ri të Barometrit Botëror të Turizmit, ardhjet e turistëve ndërkombëtarë ranë me 65 për qind gjatë gjysmës së parë të vitit. Kjo është një rënie e paparë pasi vendet në të gjithë botën i kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe kanë vendosur kufizime për udhëtime si përgjigje ndaj pandemisë. Pasojat i ndjejmë edhe ne, pikërisht duke u nisur nga këta tregues si Qeveri ndër masat e para të miratuara, industria e turizmit kishte përparësi së bashku me sektorin e hotelierisë dhe transportit”, tha Bekteshi.

Në Konferencën e Turizmit të titulluar “Strategjia e eksportit për vlerë më të madhe të shtuar të turizmit si një sfidë e epokës së re”, përfaqësuesit e industrisë së turizmit, universiteteve dhe institucioneve përkatëse debatuan mbi mënyrën se si do të funksionojë turizmi dhe hoteleria në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, cilat janë pasojat e KOVID -19, si dhe për reformat në turizëm si një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vlerë më të madhe të shtuar në sektor si një industri eksporti, e shkaktuar nga pandemia globale.

Related posts

Ministria e Financave: Euroobligacioni prej 500 milionë euro u pagua plotësisht

Admin

Hoxha: Në Ligjin për shitjen e tokës bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara

Admin

KRRE javën e ardhshme do të marrë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore

Admin

Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Admin

Vazhdon debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit

Admin

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More