29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

Fillon zbatimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e Kovid-19, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

“Me vendim të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë do të transferojë 60,000,000 denarë, pra 1 milion euro në një llogari të veçantë të caktuar të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mundësojë fillimin e realizimit të një linje kredie pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla të mesme nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për përballje me pasojat e Kovid-19”, ka shkruar Bekteshi.

Kjo linjë kredie, tha ai, do të lansohet me një grant nga Bashkimi Evropian përmes Bankës për Zhvillim në kuadër të masave për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushte të virusit Kovid-19.

“Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan edhe dy programe në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e katërt e masave. Me këto dy programe fillon zbatimi i pesë masave nën kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetje të sektorit të turizmit. Bëhet fjalë pët këto masa: Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike, Grante për agjenci udhëtimi të licencuara, Grante për udhëzues të licencuar turistikë, Grante për restorantet e dasmave, Grantet për këndet e lojërave”, tha Bekteshi

Vlera totale e dy programeve të mbështetjes së turizmit është 459,650,000 denarë.

“Pas publikimit të Programeve në Gazetën zyrtare, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrje publike në të cilat mund të aplikojnë të gjithë individët dhe personat juridikë”, theksoi Bekteshi.

Related posts

Hapet Panairi për turizëm në Shkup

admin

Deri të premten do të vendoset çmimi i ri i rrymës elektrike

admin

Ndërtoni rrugë nëse doni zhvillim dhe rritje

admin