-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Bedri Ajdari paralajmëron protesta për “Monstrën”: Na kanë shpallur luftë

Bedri Ajdari, familjari i të dënuarve në rastin “Monstra”, sot ka bërë thirrje për protesta, pas vendimit të Gjykatës Penale për të t’i shpallur fajtorë të akuzuarit.

Ai tha se vendimi i gjykatës është shpallje lufte dhe se ata do të luftojnë me të gjitha mjetet. Sipas tij, aktgjykimi është pa prova dhe me urdhër të prokurores Fatime Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk mund të ndikoj tek gjykata, ndërsa u vërtetua se këshilli gjyqësor sjell vendim me urdhër të prokurores Fatime Fetai. Unë nuk kam mjet tjetër, përveç se të bëj thirrje për protesta. I ftoj të gjithë anëtarët shtetëror të dalin në protesta, por jo që të largojmë një garniturë, që të vijë tjetra, por që të rregullohet sistemi i drejtësisë”.

“Kërkoj nga partitë politike, të cilat janë patericë të qeverisë, të distancohen nga ky vendim dhe të protestojnë së bashku me ne. Ne do të protestojmë të premten, me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion. Ky është një lloj akti i shpalljes së luftës. Ka ndodhur në mënyrë tërthorazi. Ne do të luftojmë”, tha Ajdari.

Avokatët e të akuzuarve thanë se janë të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës dhe se klientët e tyre nuk e kanë kryer veprën.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com