28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

BE shënon suficit tregtar prej 13.2 miliardë dollarë në gusht

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi suficit prej 11.3 miliardë eurosh (13.2 miliardë dollarë) në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot zyra e statistikave të bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër ishte 10.6 euro vitin e kaluar, sipas Eurostat.

“Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së në gusht ishte 139.7 miliardë euro, me një rënie prej 14.0 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2019”, thuhet në raport.

Importet nga pjesa tjetër e botës ishin në 128.3 miliardë euro, me një rënie prej 15.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Tregtia brenda BE-së ra në 208.8 miliardë euro në gusht, me minus 4.2 për qind krahasuar me gushtin 2019.

Gjatë së njëjtës periudhë, eksportet e mallrave ranë për të gjitha vendet anëtare, përveç Sllovenisë (plus 3.7 për qind) dhe Sllovakisë (plus 15.8 për qind).

Uljet më të mëdha janë regjistruar në Maltë (minus 48.7 për qind), Francë (minus 27.2 për qind), Bullgari (minus 25.9 për qind) dhe Greqi (minus 22 për qind).

Në lidhje me importet, imazhi është i ngjashëm.

Në gusht 2020, krahasuar me gusht 2019, të gjitha vendet e BE-së regjistruan rënie të konsiderueshme, me përjashtim të Kroacisë (plus 4.9 për qind), Estonisë (plus 6.3 për qind) dhe Sllovenisë (plus 20.2 për qind).

Rëniet më të larta të përgjithshme janë regjistruar në Greqi dhe Qipro (të dyja minus 36 për qind).

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

Edhe një muaj kthehet McDonald’s në Shkup?

Admin

Arrihet marrëveshje me kantinat e verës: 10 denarë për varitetin “Smedervka” dhe 12 denarë për varietetin “Vranec”

Admin

Me sukses do të përfundojë procesi me “fingerprint” terminalet, konsideron Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com