23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

BE: Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin

Brukseli vlerëson se deklarata e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se duhet bërë dallimi mes asaj që është “percepcion dhe keqinformim, me realitetin e shpjeguar nga zoti Lajçak”.

“Kushtetuta nuk është bibël”, deklarata e Miroslav Lajçakut, që nxiti reagime në Kosovë, sipas Bashkimit Evropian, është keqinterpretuar. Në një përgjigje për Express nga BE’ja thonë se ndryshimi i Kushtetutes për çka ka folur Lajçaku vlen edhe për Serbinë.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuciq, në Beograd, Mirsolav Lajçak, emisar i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi foli për ndryshimet kushtetuese.

Meqenëse Lajçak pak më parë në Prishtinë tha se marrëveshja për Asocacionin duhet të zbatohet nga Kosova dhe meqenëse disa pika të asaj marrëveshjeje bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës, për këtë deklaratë pati reagime.

Por, zëdhënësi i Zyrës për Politikë të Jashtme të BE’së, Peter Stano, thotë se deklarata e Lajçakut është keqinterpretuar dhe se ajo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën.

“Z. Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Stano.

Lajçak, javën e kaliar tha se para se të shkonte në Prishtinë kishte deklarata të ndryshme, por që, shtoi ai, në 25 takime, aq sa kishte, askush nuk tha që ai nuk do t’i përmbushë detyrimet e tij.

Kur bëhet fjalë për Kushtetutën, ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë procese kaq serioze sa është logjike që Kushtetuta duhet të ndryshohet.

“Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, tha ai.

Kundër kësaj deklarate më pasë shpërthyen reagimet në Kosovë.

Tema e Asociacionit të komunave serbë është rikthyer temë diskutimi në Kosovë, pasi opozita dhe presidenti Hahsim Thaçi i kërkojnë kryeministri Avdullah Hoti të mos pranojë të diskutojë edhe njëherë në Bruksel për cështjen e formimit të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Shqipëria do përfaqësohet nga më të mirët

Admin

Kryeministri Rama nga shkolla e kopshti “Perlat” në Durrës: Ka rilindur pas tërmetit, s’ka dallim nga godinat e komunave Europiane

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More