5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

BE kundër AstraZeneca-s/ Ursula Von Der Leyen kërkon publikimin e kontratës

Shefja e komisionit evropian, Ursula Von Der Leyen ka kërkuar që kontrata për vaksina me prodhuesin AstraZeneca të publikohet.

Kjo vjen në kuadër të rritjes së tensioneve në lidhje me reduktimin e furnizimeve. Kontrata e nënshkruar në gusht, ishte detyruese tha ajo duke kërkuar shpjegime të hollësishme për ndryshimet. Kompania britaniko-suedeze, AstraZeneca, po fajëson vonesa në prodhim në dy impiantet e saj. Vaksina e AstraZeneca-s ndërkohë pritet të miratohet nga rregullatori i BE për ilaçet gjatë ditës.

Marrëveshja e nënshkruar në gusht kishte si objekt 300 milionë doza për bashkimin evropian, me mundësinë për blerjen edhe të 100 milionë dozave më shumë pas miratimit të rregullatorit. Por, burime nga BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që duhej të merrnin deri në mars, një rënie me rreth 75 milionë vaksina më pak.

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë evidentuar në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë. Astrazeneca prodhon vaksina edhe në fabrikat e saj në Britani dhe nuk ka pasur probleme me kontratat e saj me autoritetet britanike. Drejtuesi i saj, Pascal Soriot, ka thënë se kontrata nënvizonte se kompania do të bënte më të mirën e mundshme për të plotësuar kërkesat e BE dhe se nuk e detyronte kompaninë të respektonte afate specifike. BE është nën presion pas kritikave se ritmi i shpërndarjes së vaksinave në disa vende anëtare është shumë i ngadaltë.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com