2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Kosovë

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë dhëne dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14.2 miliardë euro në kuadër të mekanizmit IPA III, për shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Këto mjete do të ndahen për Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare., ku pritet t’iu ndihmojë këtyre vendeve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

Kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të suspenduar shfrytëzimin e këtyre mjeteve për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për t’u përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së. Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, thuhet në njoftim.

Parlamenti ka thënë gjithashtu se do të jetë në kontakt të përhershëm edhe me Komisionin Evropian për të mbikëqyrur se si shpenzohen këto mjete.

Propozimi për 14.2 miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh, mirëpo procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. 

Related posts

464 raste aktive me Covid në Kosovë

Admin

Sot nis numërimi i votave të diasporës

Admin

Elshani i PDK-së i përgjigjet Kurteshit: Kemi kërkuar hetim për vendvotimin në Fushë Kosovë

Admin

Kurteshi: Në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave nga LDK dhe PDK

Admin

FSK-ja do të merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

Admin

Gazsjellësi, Haradinaj: Justifikimet banale të Qeverisë për refuzimin e këtij projekti janë shkurtpamëse dhe sabotim i orientimeve properëndimore

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com