24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Kovid-19 Rajoni

BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë

Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 30 respiratorë, për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që janë të prekur nga Covid-19. Respiratorët janë dorëzuar ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dhe do të vendosen në spitalin e katërt Covid që do të hapet për pacientët e prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Soreca ka falenderuar edhe zyrën e UNOPS në Kombet e Bashkuara. Edhe NATO para disa kohësh ka ndihmuar Shqipërinë duke duke dërguar 60 respiratorë që janë vendosur në ambientet e spitalit “Covid 3”. Që prej fillimit ta pandemisë e deri më tani, kanë humbur jetën 543 persona dhe janë prekur nga virusi vdekjeprurës 22,721 të tjerë.

Related posts

Zëdhënësi i qeverisë greke: Presim ulje të rasteve javën e ardhshme! Në dhjetor hapim dyqanet

admin

Borrell: S’mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

admin

Kryeministri Hoti u përgjigjet kërcënimeve të Vuçiqit për luftë

admin