2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

BE duhet të rinovojë marrëveshjen për emigrantët me Turqinë, sa më shpejt të jetë e mundur

Në kulmin e krizës së migrimit në 2016, Bashkimi Europian ra dakord t’i japë Turqisë para për të ndaluar kalimet e paligjshme dhe për përmirësuar në këtë mënyrë situatën e emigrantëve në Turqi.

Por mandati 5-vjeçar tani ka skaduar – dhe Josep Borrell shefi i punëve të jashtme të BE-së tha se Brukseli duhet të rinovojë marrëveshjen e saj të emigracionit me Ankaranë. Borrell theksoi se refugjatët janë ende në Turqi dhe “vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetjen tonë”.

Gerald Knaus, Kryetari i Nismës Europiane të Stabilitetit dhe gjithashtu një nga autorët e marrëveshjes së migrimit BE-Turqi në 2016 mendon se është thelbësore që marrëveshja me Turqinë të rinovohet urgjentisht:

“Këto para kanë pasur një ndikim të madh. Sot 80% e të rinjve sirianë në Turqi duan të qëndrojnë atje, 700,000 fëmijë sirianë shkojnë në shkollë në Turqi dhe migrimi i paligjshëm ka rënë. Kështu që ka funksionuar “.

Por Knaus thotë se gjërat nuk ka gjasa të përmirësohen nëse BE nuk rinovon marrëveshjen.

Fatkeqësisht Bashkimi Europian nuk i ka propozuar një ofertë të re Turqisë për pesë vitet e ardhshme. Gjatë vitit që kaloi, mënyra si ka BE ka vepruar me emigrantët ka qenë kundër ligjit të BE-së dhe kundër konventës ndërkombëtare të refugjatëve.

Dhe kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur. E vetmja mënyrë për ta bërë atë është rinovimi i një marrëveshje me Turqinë bazuar në ligjin ndërkombëtar. /abcnews.al

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com