28.5 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Bota

BE: Biden do t’i japë frymë tjetër bashkëpunimit me Evropën

Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re bashkëpunimi për të përballuar sprovat kryesore që mundojnë aktualisht botën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, adresoi një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Biden, nga i cili kërkon një bashkëpunim më të mirë për të adresuar problemet me pandeminë e COVID-19, ndryshimet e klimës, respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sidomos stabilitetit dhe sigurisë në rrafshin botëror.

“Bashkimi Evropian qëndron i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin me administratën dhe kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë [më mirë] sprova botërore si pandemia e coronavirusit dhe ndikimit të saj në ekonomi, ndryshimet klimaterike dhe humbja biodiversitetit [mjedisor], nevoja për një rregullore ndaj ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, sigurisë botërore dhe reformimit të marrëdhënieve shumëpalëshe”, u shpreh presidentja Von der Leyen, transmeton Euronews Albania.

Më tej drejtuesja e Komisionit Evropian tha se “shihte përpara për të drejtuar këtë axhendë me Presidentin Biden”.

Related posts

Polonia e gatshme t’i vë në dispozicion të gjithë aeroplanët luftarakë MiG-29 për Shtetet e Bashkuara

admin

“Rusia nuk duhet të shpresojë të fitojë” në Ukrainë, thotë ministri i Jashtëm francez

admin

Gjermania ndihmon me mbi një miliard euro Ukrainën – ata mund t’i shfrytëzojnë si të duan paratë

admin