23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Në pjesën e dytë të Forumit për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për mediat, u panë edhe njëherë marrëdhëniet miqësore mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ndërsa Rama u pyet për besimin mes vendeve, rolit të BE-së etj, Vuçiç e pa me vend një ndërhyrje, ku tha se mbështet gjithçka që do thoshte Edi edhe pse nuk e dinte si do përgjigjej ai, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë, kurse Rama i kujtoi njohjen e Kosovës.

Vuçiç: Të dashur miq unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do thotë, 100% e gjithçkaje që ai do thotë unë e mbështes menjëherë që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë.

Rama: Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja mu bë mua sepse ma ha mendja që Marko si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE. Ne do të nnëshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com