13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kronika Maqedoni

Bastisje në Luboten të Shkupit, gjendet 1 ton duhan (foto)

Shkup, 19 nëntor – Dje rreth orës 18:50 në fshatin Luboten policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 31 vjeçarit A.Q, informon Zhurnal.

Sipas njoftimit të policisë, në një aksion me drejtorinë e Doganave, gjatë kontrollit të një veture “Audi A4 karavan” e drejtuar nga A.Q dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Luboten, janë gjetur rreth 750 paketime me duhan të grirë, me peshë rreth 224 kilogramë, si dhe 865 kilogram duhan në fleta, maqinë për prodhim të duhanit të grirë, sasi më të madhe të ambalazhave për paketim të duhanit me mbishkrime të ndryshme nga lloje të ndryshme të duhanit, peshore, pajisje si dhe kuti të kartonit për paketimin e tyre.

Gjërat e gjetura janë marë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa kundër A.Q do të ngritet padi adekaute penale.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/3100289786967115

Related posts

VMRO-DPMNE pyet se kush ka dhënë urdhër që autobusët e “Besa Trans” të kalojnë mbi 100 herë pa leje

admin

Spano për paragjykimet për Sofjen: Çdo anëtar i KE-së është i obliguar që me Konventën t’i zbatojë vendimet e Gjykatës

admin

Kopaç: Çmimi i rrymës do të rritet, nevojiten investime në burime të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitet energjetik

admin