24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Basha e përjashtoi nga grupi PD-së, Berisha: Shumë shpejt do të shkoj në parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se shumë shpejt do të shkojë në parlament dhe do të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë nga “narko-shtetit”.

Berisha tha se deri tani ka munguar se është përqendruar të foltorja, të cilën e quajti “mrekulli shqiptare”.

“Kam munguar, por do të shkoj. Jam përqendruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare, e cila më ka tërhequr në të gjithë qenien time, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të shkoj shpejt në parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj narko-shtetit”.

“Në një farë mënyrë foltorja krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore dhe tërheqëse. Unë do shkoj në parlament, kam munguar”, tha Berisha.

Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pash shpalljes së tij non grata nga SHBA.

Ishte Basha ai që mori këtë vendim, i cili pasoi këto lëvizje të ish-liderit historik të PD-së./tch

Related posts

Topalli zbulon se çfare i tha Berisha në 2013 në zyrë

admin

Në Shqipëri nga 1 korriku 2022 taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

admin

Edi Rama për kërkim faljen e Serbisë ndaj Kosovës: Unë them që falja vjen në fund

admin