23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Rajoni

Basha: 75 milion euro për ndërtimin e inceneratorëve një kompanie krijuar 24 orë para

Gjatë diskutimit me gazetarët në studion e Zonë e Lirë, kryetari Bash aka nxjerrë detaje nga afera e inceneratorëve. Sipas Bashës 75 milion euro të taksave të shqiptarëve iu janë dhënë komapniveqë skanë bërë asnjë punë dhe që janë krijuar vgetëm 24 orë para se të jepej tenderi. Basha tregoi edhe dokumentin që provon pikërisht rastin e aferës së inceneratorit të Fierit.

Lulzim Basha: Të tre të ashtuquajturit inceneratorë, ku dy nuk ekzistojnë fare, Tirana dhe Fieri nuk ekzistojnë. Janë dy karabina ku nuk ekziston fare inceneratori. Ndërsa Elbasani është një, kanë vënë diçka aty që është teknologji e viteve 70 dhe bashkia socialiste e Elbasanit refuzon ta marrë në dorëzim, këto kanë një pronar të vetëm.

Arian Çani: Ç’të keqe ka një pronar?

Lulzim Basha: Sepse i kanë marrë pa garë, i kanë marrë pa tendera, ska patur, ka patur një procedurë fiktive.

Arian Çani: Me oferte të pa… Po mirë po është e kundraligjshme kjo?

Lulzim Basha: Kjo Është në shkelje flagrante që nga mënyra se si është bërë. Domethënë brenda një dite me 16 dhjetor të vitit 2016, qeveria e Edi Ramês ka marrë 17 vendime. Në institucione janë përfshirë…ky është fakt.

Arjan Çani: Po dihet kjo gjë se është publike.

Lulzim Basha: Sa herë është mbledhur pêr pandeminë qeveria. Si ka mundësi qeveria mblidhet në një ditë, të gjitha institucionet angazhohen me 17 vendime, dhe bëhen gati të japin miliona euro një kompanie e cila nuk ka asnjë ditë përvojë në këtë punë, asnjë vit fare. Dhe koncesionin e ka marrë një ditë para se të regjistrohej si kompani. Pastaj kjo kompani vetë është bijë e kompanive të regjistruara me parajsa fiskale.

Arjan Çani: Guacka.

Lulzim Basha: Guacka, jashtë vendit. Pra që mos paguajnë tatime, mos ti merret vesh pronari, apo pronarët dhe thelbi i gjithçkaje që ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve dhe sbejnë asnjë punë.

Arjan Çani: Janë marrë 75 milionë?

Lulzim Basha: Janë paguar nga thesari i shtetit deri tani.

Arjan Çani: Dhe sa pritet të paguhen akoma?

Lulzim Basha: Në total përllogaritet një shumë prej 400 milione eurosh. Minimalisht.

Arjan Çani: Për 30 vjet.

Luzlim Basha: Sështë koncesion, sepse konecesion është kur ti ja kalon rrezikun privatit dhe merr benefitet si shtet

Related posts

Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit

Admin

CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

Admin

Kosova vendi më i lirë për të jetuar – Zvicra vendi më i shtrenjtë në Evropë

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com