18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Sport

Barcelona nuk heq dorë nga Morata, ofron yllin e skuadrës si shkëmbim për spanjollin

Alvaro Morata vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me të.

Vet sulmuesi spanjoll ka biseduar me Xavin dhe i ka bërë të qartë se do të ishte i lumtur të transferohej në Camp Nou.

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se drejtuesit e klubit janë duke bërë të pamundurën për t’i marrë shërbimet e Moratas.

Gjithnjë sipas gazetës katalunase Barça është gati ta sakrifikojë holandezin Memphis Depay në mënyrë që të transferojë reprezentuesin spanjoll.

Juventusi e ka pëlqyer që një kohë të gjatë Depayn dhe një shkëmbim mes palëve duket mëse i mundur gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me ardhjen e Xavit në krye të skuadrës Depay nuk ka luajtur shumë dhe më nuk shihet si një futbollist titullar. 

Related posts

Ben Stokes and Jofra Archer rested by England for ODI leg of South Africa tour as squads confirmed

Lea Musliju

‘Emocionet’ e vendit të parë në Serie A, rrëzojnë Inzaghin nga shkallët

admin

Valtteri Bottas warns he can’t afford loss to Mercedes deputy George Russell at Sakhir Grand Prix

Lea Musliju