28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Bota

Banka Botërore miraton fond prej 12 miliardë dollarë për vaksinën e COVID-19

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një fond prej 12 miliardë dollarësh për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet në zhvillim, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e publikuar nga banka njoftohet se me financimin në fjalë synohet të mbështetet vaksinimi i afër 1 miliard njerëzve.

Më tej theksohet se qytetarët e vendeve në zhvillim duhet të kenë akses në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19, duke shtuar se me paketën e financimit do të sigurohet financim dhe mbështetje teknike për vendet në zhvillim në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për t’i përgatitur ato për zbatimin e vaksinave në një shkallë të gjerë.

“Qasja në vaksinat e sigurta dhe efektive si dhe sistemet e përforcuara të shpërndarjes është çelësi për ndryshimin e rrjedhës së pandemisë, ndihmon vendet që përjetojnë efekte shkatërruese ekonomike dhe financiare të lëvizin drejt një rigjenerimi të qëndrueshëm”, tha kryetari i Bankës Botërore, David Malpass.

Related posts

Nuk kam vdekur! Udhëheqësi taleban shfaqet në TV për të mohuar zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial me rivalët e tij

Admin

Mbi një miliard njerëz janë vaksinuar plotësisht në Kinë

Admin

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.4 magnitudë godet Kinën, humbin jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë lëndohen

Admin

Gjatë konferencës për media Joe Biden ia harron emrin kryeministrit australian, i referohet ndryshe

Admin

Në Francë suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Admin

Dita e “unitetit serb” nxit shqetësime në Ballkan

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com