18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Bota

Banda në një burg rrah një të burgosur, përdorën grushte, shkelma e objekte – ndërsa gardianët as që u përpoqën t’i ndalonin

Një video e postuar në mediat sociale të dielën tregon momentin e tmerrshëm kur një bandë burgu rrah një të burgosur me gjithçka që mund t’iu binte në dorë – duke përfshirë një fshesë industriale dhe një mikrovalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e rrahjes brutale, të postuara në Facebook nga “Derrick L. Transportation”, tregojnë Jayshawn Boyd, 22 vjeç, duke qëndruar në një zonë të përbashkët të Institucionit Korrektues të Qarkut Essex më 23 shtator, kur një grup prej shtatë të burgosurish me të bardha nisin ta rrahin.

Çfarë bie në sy është edhe fakti se rojet nuk bënë asnjë përpjekje për të ndaluar sulmin e tmerrshëm.

Sulmuesit mblidhen rreth Boyd dhe fillojnë ta godasin me grushte, pasi ai bie në tokë.

Në atë moment, njëri nga burrat mund të shihej duke mbajtur një fshesë industriale, të cilën ai e përdor për të goditur Boydin me të, ndërsa të burgosurit e tjerë vazhdojnë ta godasin me grushte dhe me këmbë.

Së shpejti, të gjithë të burgosurit shpërndahen, me sa duket duke u përpjekur të gjenin objekte të tjera me të cilat mund ta goditnin viktimën.

Related posts

SHBA do të hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet

admin

Mediat zvicerane për ngjarjet në Serbi: Vuçiq është mafioz, Diana një zonjë e çeliktë

admin

Amazona e Brazilit: Shpyllëzimi arrin nivelin më të lartë në 12 vjet

admin