2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Ballkani Perëndimor një nga gjashtë prioritetet e Bajdenit

Ndër prioritetet e politikës së jashtme të administratës së re amerikane është Ballkani Perëndimor, u theksua në bisedën telefonike midis presidentit të SHBA-së, Xho Bajden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë, të dy udhëheqësit i theksuan temat prioritare, duke përfshirë Afganistanin, Kinën, Iranin, Rusinë dhe Ukrainën, si dhe Ballkanin Perëndimor, ku është aktuale çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Presidenti Xhozef Bajden sot bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke përcjellë dëshirën e tij për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai e shprehu qëllimin e tij për të ringjallur aleancën transatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, si një gur themeli të sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata gjithashtu u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit global, duke përfshirë përkushtimin e ripërtërirë të SHBA-së ndaj organizatave shumëpalëshe, luftën kundër ndryshimit të klimës, luftën kundër Kovid-19 dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor, si dhe arritjen e rikuperimit të qëndrueshëm ekonomik global”, shtohet në komunikatë. (Zhurnal.mk)

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com