2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Ballkani perëndimor në vend se në BE, do të ngelet në Bashkimin e “vet” ballkanoperëndimor!?

Zgjedhjet në Bullgari janë caktuar, Sofja nuk lëshon pe dhe ka përsëritur se edhe pas 4 prillit, qëndrimet për Maqedoninë nuk do të ndryshojnë, madje se mund të bëhen dhe më keq, përcjellë Zhurnal.

Shkupi të mos vjedhë historinë dhe të ndalojë me gjuhën e urrejtjes, thotë zv.kryeministri Karakaçanov në intervistën e tij të fundit.

“Mund të ishim më radikal si fqinji jonë Greqia, sikur ata që 28 vite vendosën bariera dhe thoshin “JO”, ne donim me dialog të zgjidhim problemet. Mos mendoni se dikush prej jasht mund të na bëjë presion pas zgjedhjeve”, thotë Karakaçanov.

Se Bullgaria mund të bëhet Greqia e dytë, nuk e përjashton mundësinë dhe Simonida Kacarska nga Instituti për POlitika Evropiane, duke komentuar analizën e djeshme të FAC, e cila parasheh se shanset për anëtarësim të vendeve të Ballkanit perëndimor janë pothuajse të pamundura, përshkak mundësisë çdo shtet të gjejë arsye për veto. Ajo thotë mungesa e idesë në BE është e qartë, e aq më pak për entuziazëm të zgjidhë çështje bilaterale.

“Këtë e ndjemë dhe me Greqinë, sepse KE pas vetos në vitin 2009 u largua, e ngriu procesin, që është rrezik të ndodhë edhe tani”, thotë Simonida Kacarska.

Rastësisht apo jo, gazeta gjermane dje përsëri e riafirmoi dhe idenë për alternativën e vjetër – anëtarësim të vendeve në Zonën Evropiane Ekonomike, duke cituar bashkëpartiakun e Merkel, Elmar Brok, i cili konsideron se bëhet fjalë për zgjidhje të provuar e cila ofron anëtarësim të plotë ekonomik, pa të drejtë të fjalës politike.

Idea për anëtarësim në këtë zonë, e cila mundëson treg të lirë evropian, shkëmbim të fuqisë puntore dhe transport të lirë të mallrave, nuk gjeti pajtimin e kreut të Maqedonisë, për dallim nga opozita e cila vlerësoi se duhet të shfrytëzohen këto shanse të cilat do t’a përmirësonin standardin e qytetarëve.

Në zonë, përpos vendet e BE-së, marrin pjesë dhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com